Ballina Politika “Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje” – Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas,...

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje” – Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

61
0

“Po, po, kryetari i mëparshëm i Partisë Socialiste, kryeministër, kryetar i Kuvendit, ministër i Punëve të Jashtme dhe president i shtetit, së pari e rrahu dhe pastaj e la në paraburgim. Nuk ka dosje, por dy vjet po e mban në paraburgim. Një personi të tillë i përuleni dhe i njëjti është miku juaj”, tha Nikolovski.

Ambasada thekson se nuk përfshihet në debatet e brendshme politike të vendit pritës dhe apelon për përgjegjësi institucionale dhe komunikim të matur.

“Ambasada ndjek me vëmendje dhe analizon çdo zhvillim me interes në vendin ku është e akredituar, por ka një qëndrim të qartë dhe të qëndrueshëm: nuk përfshihet në debatet e brendshme politike të vendit pritës. Ne besojmë se diskutimet e brendshme politike duhet të zhvillohen mbi bazën e përgjegjësisë institucionale, në një frymë konstruktive dhe pa referenca ndaj vendeve të treta apo drejtuesve të tyre.

Marrëdhëniet tona me Maqedoninë e Veriut, një vend mik dhe aleat i rëndësishëm, mbeten të forta dhe ndërtohen mbi respekt reciprok, mirëkuptim dhe një frymë të qëndrueshme bashkëpunimi. Çdokush mban përgjegjësi për deklaratat e tij; në mënyrë të veçantë, funksionarët publikë, për shkak të rolit dhe përgjegjësive që mbartin, duhet të jenë të vetëdijshëm për ndikimin që deklarimet e tyre mund të kenë në marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe në klimën e bashkëpunimit”, thotë Ambasada.