Deputeti i partisë Mundësia, Erald Kapri, në një invervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, kritikoi ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, të cilin e akuzoi se po planifikon të sigurojë imunitet të përjetshëm dhe të riformatojë sistemin politik sipas interesave të veta.
Ai tha se Rama po sheh rrezik nga drejtësia dhe po vepron për të siguruar mbrojtje të përjetshme ligjore. “Ai kërkon të ndryshojë ligjin e referendumeve dhe të ulë numrin e deputetëve në Kuvend. Ky është një plan prapavijor politik që do të ridimensionojë raportet e Republikës me institucionet e drejtësisë dhe mund të ndikojë drejtpërdrejt tek SPAK,” paralajmëroi Kapri.
Deputeti theksoi gjithashtu se plani i kryeministrit mund të përfshijë krijimin e një presidenti nga populli, që në praktikë mund të jetë ai vetë, për të garantuar mbrojtje ndaj ndjekjes penale për çdo vendim ose veprim të bërë gjatë 13 viteve të qeverisjes.
“Për ne deputetët jashtë grupeve, kemi vetëm 2 minuta secili. Shehaj kishte dy minuta para 2 javësh. Nisi të fliste për Rrjollin, dhe ia ndërpreu fjalën, edhe pse unë kërkova që t’i jepja fjalën time. KY është standardi që kanë. Kjo sjellje tregon për një maxhorancë nervoze, që edhe pse ka numrat në Kuvend, ndryshoi gjysmën e qeverisë pas 5 muajsh, që do të thotë se kanë humbur legjitimitetin. Rama jo vetëm është nervoz, por po kalkulon të ardhmen e vetë në politikë, pasi po sheh rrezik nga drejtësia. Ka bërë një ndryshim që kërkon imunitet të përjetshëm. Që mos të procedohej kurrë. Ai kërkon që të ndryshojë ligjin e referendumeve, që të ulë numrin e deputetëve në Kuvend. Kjo është prapavijë politike. Do të ridimensiononte Republikën, raportin me institucionet e drejtësisë, që të fuste duart te SPAK direkt. Siç përflitet, ai mund të bëjë dhe disa ndryshime të tjera, që të ketë një president nga popullit, që të jetë ai, në mënyrë të tillë që të japë një imunitet të plotë nga drejtësia, që çfarëdolloj gjëje që ai ka bërë këto 13 vite, mos të preket nga drejtësia.”, tha ai.







