Ballina Politika “Mos e hap gojën fare”: përplasje në mbledhjen e grupit të PS...

“Mos e hap gojën fare”: përplasje në mbledhjen e grupit të PS mes Ramës dhe Spiropalit

195
0

Një moment tensioni është shënuar në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, gjatë raportimit të drejtoreshës së Kadastrës, Lorena Goxhobelli, e cila po informonte deputetët për çështjet e legalizimeve dhe digjitalizimeve.

Sipas burimeve nga mbledhja, ndërsa Goxhobelli po fliste, deputetja Elisa Spiropali i ka ndërhyrë duke i kërkuar më shumë respekt ndaj deputetëve. “Pak më shumë respekt për deputetët, mos na fol ashtu se jemi deputetë”, mësohet të ketë thënë Spiropali, bën të ditur VNA

Në atë moment ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili i është drejtuar Spiropalit me tone të ashpra. “Ti mos e hap gojën fare fare. Ti një herë mos fol fare, të paktën në prezencën time”, mësohet të ketë thënë Rama gjatë mbledhjes.

Pas kësaj ndërhyrjeje, Spiropali ka bërë disa komente të shkurtra, por më pas ka ndalur reagimet dhe nuk ka vijuar më me diskutimin.