Përplasja e Edi Ramës me Elisa Spiropalin ka vijuar me një raund të dytë në mbledhjen e grupit parlamentar socialist sot. VNA ka mësuar se gjatë prezantimit të strategjisë së komunikimit nga ministrja e re për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismailaj, Spiropali, tashmë një deputete e thjeshtë e ulur në fund të sallës, ka qeshur me fjalët e Ismailajt.
Mimikat e saj janë pikasur nga Edi Rama, i cili i është drejtuar me fjalët: “Pse zgërdhihesh? Ti je më keq.”
Spiropali ka replikuar për t’u shfajësuar, gjë që e ka irrituar edhe më tej liderin e partisë, i cili i ka kërkuar Elisës të largohet nga mbledhja.
Rama: “Dil jashtë.”
Spiropali: “S’ dal. Nuk kam bërë asgjë për të dalë jashtë.”
Rama: “Dil ose do të nxjerr unë.”
Spiropali: “Nuk dal.”
Kuotat e saj gjithsesi nuk duken në fund, për sa kohë raportimi vazhdoi dhe ajo nuk doli nga mbledhja.







