Ballina Politika Përplasja mes Elisa Spiropalit dhe Erjona Ismailajt. Dy gra dhe i njëjti...

Përplasja mes Elisa Spiropalit dhe Erjona Ismailajt. Dy gra dhe i njëjti model politik mes servilizmit dhe mediokritetit

109
0

Pasi qau me lot dhe ngashërim në ceremoninë përkujtimore të viktimave të Otrantos, ngjarje e ndodhur në vitin 97, ministrja e re e Edi Rama, Erjona Ismaili, u sherrua në mbledhjen e grupit parlamentar me Elisa Spiropali.

Dy gra, por i njëjti model politik, nuk i kursyen fjalët e ashpra me njëra-tjetrën, ndërkohë që i vetmi që e shijonte pa masë këtë spektakël “shembërrash” ishte lideri suprem. Edi Rama nuk e fshehu mbështetjen për ministren e re, ndërsa e vjetra, tashmë pa asnjë post, nuk doli nga salla edhe pse “Skënderbeu” e flaku si leckë para grupit parlamentar.

Sepse dashuria dhe servilizmi janë partnerë në politikë dhe Elisa Spiropali është simbol i këtij modeli në PS. Si Erjona Ismaili ashtu edhe ajo e nisi karrierën duke qarë për minatorët e Bulqizës dhe viktimat e 21 janarit. Lotët dhe lajkat e saj para Edi Ramës ishin ato që i siguruan karrierën e suksesit, nga milionat te doganat, te primadona e parlamentit dhe e diplomacisë.

Por “Skënderbeu” nuk do rebelizma në oborrin e tij politik. Ai do atë që ka zgjedhur: mediokritetin dhe servilizmin. Dhe në këtë garë ka gjithmonë një më të re dhe më të zellshme.

Ndaj Erjona Ismaili mund ta zëvendësojë Spiropalin pa asnjë problem në oborrin socialist, ku meritokracia përkthehet si servilizëm dhe propagandë. Dhe i vetmi ndryshim mes zonjave, veç moshës, mbetet ngjyra e flokëve./vna