Ballina Kronika Zhvillonte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit në biznesin e tij,...

Zhvillonte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit në biznesin e tij, arrestohet 58-vjeçari në Krumë

98
0

Policia e Kukësit ka arrestuar në flagrancë një 58-vjeçar në Krumë, i cili dyshohet se organizonte ilegalisht lojëra fati në lokalin e tij.

Kontrollet u kryen nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Has, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Kukës, si pjesë e punës operative për evidentimin e subjekteve të përfshira në organizimin e lojërave të fatit pa leje.

Gjatë kontrollit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një celular, skedina dhe një sasi parash. Shtetasi i arrestuar është identifikuar si G. R., 58 vjeç, banues në Krumë.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Kukës për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon kontrollet për parandalimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit në zonë.