Ballina Kronika Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë–Lushnjë/ “Golf”-i përplas zetorin, raportohen tre të...

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë–Lushnjë/ “Golf”-i përplas zetorin, raportohen tre të plagosur

87
0

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Rrogozhinë–Lushnje, në afërsi të fshatit Golem.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Volkswagen Golf” është përplasur nga pas me një mjet bujqësor tip zetor. Përplasja ka qenë tepër e fortë, duke bërë që zetori të shtyhet për dhjetëra metra përgjatë rrugës.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar tre persona: drejtuesi i mjetit bujqësor dhe dy pasagjerë që udhëtonin me “Golf”-in. Sipas policisë rrugore, të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga policia bëjnë me dije se automjeti tip “Golf” dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë në momentin e përplasjes. Ndërkohë, pritet ekspertiza shkencore për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.