Ballina Politika Biberaj: Jam për radikalizim të protestave. Gjithçka të bllokohet, porte dhe aeroporte

Biberaj: Jam për radikalizim të protestave. Gjithçka të bllokohet, porte dhe aeroporte

81
0

Ish-deputeti demokrat Aleksandër Biberaj, i ftuar në studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, u shpreh se është për radikalizimin e protestave të opozitës.

“Unë jam për radikalizim të protestave. Po të rrinim nëpër auditore, nëpër biblioteka, rrezik në Shqipëri akoma do ishte regjimi komunist. Por, u ngritëm për ta përmbysur atë regjim. Ky i sotmi është regjim kriminal, shikoni çfarë po bëjnë me pronat e shqiptarëve, nuk po lënë gjë pa vjedhur: ujë, ajër, kullota, hapësirë… gjithçka po vjedhin dhe ne nuk jemi të zotë për t’i ndalur. Jo vetëm si Parti Demokratike, por edhe si popull. Ne jemi “popull dele”, e ka treguar historia, por opozita duhet të ishte shumë më e fortë, shumë më e konsoliduar dhe kur del në protestë duhet të qëndrojë në shesh. Të bllokohen porte, aeroporte, universitete, shkolla të mesme, me përjashtim të shërbimeve bazike. Përndryshe, nuk largohet”, tha Biberaj.

Sipas tij, “është shumë vonë për radikalizimin e protestës”.

“Opozita duhet të jetë në një frekuencë krejt tjetër. Qeveritë nuk përmbysen me tollumbace dhe lule. Duhet bllokuar gjithçka, dhuna është tjetër gjë. Unë kam qenë në protesta edhe me Bashën, edhe me Berishën, dhe u kam kërkuar aksion. Rama është frikacak dhe largohet në sekondë, por nëse vazhdon duke bërë shëtitje e të kthehesh në shtëpi, nuk ke arritur asgjë. Radikalizimi është që Rama mos të jetë i qetë as në zyrë e askund”, shtoi Biberaj.