Ballina Bota Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore...

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

163
0

Kur mbeten edhe pak orë nga përfundimi i ultimatumit të Donald trump, mediat ndërkombëtare shkruajnë për atë që mund të ndodh pas orës 2 me orën e Shqipërisë.

I pari është: Asnjë veprim. Ky është skenari më pak i mundshëm, pasi Trump e ka krijuar vetë këtë pikë presioni dhe, nëse tërhiqet, mund të humbasë besueshmërinë dhe ndikimin negociues me Iranin.

Opsioni i dytë është marrëveshje ose bisedime.

Pak para skadimit të këtij afati, Trump mund të njoftojë se negociatat po ecin përpara ose se është arritur një marrëveshje e kufizuar. Në këtë rast, ai mund të tërheqë kërcënimin për veprime ushtarake ose ta shtyjë atë për disa ditë, një taktikë e përdorur edhe më herët.

Opsioni i tretë janë sulmet ushtarake.

Trump i tha Uall Street Journal të dielën se Irani po e përdor vonesën në negociata, duke i zgjatur bisedimet pa arritur një marrëveshje. Nëse ai sheh të njëjtin model të përsëritet, ai mund të autorizojë sulme ushtarake menjëherë pas skadimit të ultimatumit. Ai mund të vazhdojë me një operacion në shkallë të gjerë, siç ka sugjeruar, ose të fillojë me një seri sulmesh në rritje, duke u përpjekur të rrisë presionin mbi Iranin dhe ta sjellë atë në tryezën e negociatave.