Ballina Rajoni Djali i Donald Trump mbërrin në Banja Llukë, raportohet për diskutime me...

Djali i Donald Trump mbërrin në Banja Llukë, raportohet për diskutime me biznesmenë nga Republika Srpska

89
0

Donald Trump Jr. ka mbërritur në Banski Dvor në Banja Llukë, ku do të marrë pjesë në një panel diskutimi, ndërsa paraprakisht rreth këtij objekti është vendosur një perimetër prej 200 metrash në mënyrë që askush të mos mund të afrohet, raporton mediumi boshnjak Klix.ba.

Është planifikuar që në panelin e diskutimit në Banski Dvor të marrin pjesë një numër i madh biznesmenësh nga Republika Srpska, ndërsa pritet që të jenë të pranishëm edhe zyrtarë të këtij entiteti.

Në Banski Dvor kanë mbërritur Zheljka Cvijanoviq, Savo Miniq, Petar Gjokiq, Sinisha Karan, Nenad Stevandiq dhe zyrtarë të tjerë të RS, ndërsa aty ndodhet edhe presidenti i SNSD-së, Milorad Dodik.

Forca të shumta policore paraprakisht kanë siguruar hapësirën rreth Banski Dvorit, ku është vendosur një perimetër prej 200 metrash në të cilin askush nuk lejohet të hyjë. Në rrugë vërehet gjithashtu një numër i madh policësh, ndërsa janë sjellë edhe automjete të blinduara.

Një numër i madh i zyrtarëve policorë është i pranishëm në të gjitha rrugët kryesore të Banja Llukës, mbi qytet qarkullojnë helikopterë, ndërsa në çatitë e ndërtesave janë pozicionuar snajperistë.

Trump Jr. rreth orës 13:00 mbërriti në Aeroportin Mahovljani, për t’u nisur më pas drejt Banja Llukës. Në atë kohë është ndërprerë edhe qarkullimi në autostradë, për shkak të së cilës janë krijuar kolona të mëdha.

Pritet që Trump Jr. të ndalet edhe në pronën e Milorad Dodik në Bakince, ndërsa Igor Dodik ka thënë se kjo është një vizitë miqësore me ftesën e tij.