Gjatë një kontrolli fizik të ushtruar në Degën Doganore Kakavijë, strukturat doganore, në bashkëpunim me njësitë e Antikontrabandës, kanë konstatuar dhe bllokuar një sasi prej rreth 1500 palë atlete.
Mallrat u identifikuan gjatë kontrollit të një mjeti transporti të deklaruar për regjim tranziti. Nga verifikimet rezultoi se pjesa tjetër e ngarkesës ishte në përputhje me deklarimin doganor, ndërsa produktet e dyshuara u bllokuan për procedura të mëtejshme verifikimi.
Në vijim të procedurës, mjeti është vendosur në parkimin doganor dhe është marrë në monitorim nga autoritetet përkatëse deri në përfundim të hetimeve administrative.







