Ballina Aktualitet Gjykata e Lartë nuk u kthen pasuritë Argita e Jamarber Malltezit

Gjykata e Lartë nuk u kthen pasuritë Argita e Jamarber Malltezit

94
0

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Argita e Jamarber Malltezit për pjesën e sekuestrimit të pasurive. Sekuestrimi është bërë pasi Jamarbër Malltezi po gjykohet për korrupsion dhe pastrim parash lidhur me dosjen Partizani.

Çifti Malltezi kishin kërkuar gjithashtu kthimin e të ardhurave nga qiratë e administruara nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara gjatë periudhës së sekuestrimit, por edhe kjo kërkesë është refuzuar nga gjykata.

Vendimi i Gjykatës së Lartë lë në fuqi masën e sekuestros mbi pasuritë në fjalë, duke mbyllur për momentin përpjekjen ligjore të çiftit për çlirimin e tyre dhe rikthimin e përfitimeve financiare.