Ballina Sport Napoli vendos ta blejë brazilianin Santos

Napoli vendos ta blejë brazilianin Santos

72
0

Napoli ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen, duke vendosur të blejë përfundimisht kartonin e Alisson Santos nga Sporting CP, për shumën prej 15.5 milionë euro.

Futbollisti brazilian, i cili ishte i huazuar te skuadra napolitane, ka bindur plotësisht drejtuesit dhe stafin teknik me paraqitjet e tij në një periudhë shumë të shkurtër.

Për vetëm dy muaj, Alisson Santos ka arritur të lërë gjurmë të mëdha te Napoli, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

Performancat e tij kanë qenë vendimtare në disa ndeshje, çka ka bërë që klubi të mos hezitojë për ta transferuar përfundimisht.

Me këtë lëvizje, Napoli synon të ruajë vazhdimësinë dhe të forcojë edhe më shumë skuadrën për sezonet e ardhshme, ndërsa Alisson Santos pritet të ketë një rol kyç në projektin e klubit.