Ballina Bota ‘Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte’/ Presidenti Trump, bën paralajmërimin...

‘Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte’/ Presidenti Trump, bën paralajmërimin e errët për Iranin

82
0

Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka postuar në Truth Social, duke paralajmëruar se do t’i japë fund Iranit, një kërcënim për të cilin i ka lënë afat mbrëmjen e së martës.

“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë. Nuk dua që kjo të ndodhë, por me shumë gjasa do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi një ndryshim të plotë dhe total të regjimit, ku mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të mençura dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka mrekullisht revolucionare, kush e di?

Do ta zbulojmë sonte, një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës. 47 vite shantazh, korrupsion dhe vdekje, më në fund do të marrin fund. Zoti i bekoftë njerëzit e mëdhenj të Iranit!”