Ballina Sport Silva largohet nga City, Juventus synon transferimin

Silva largohet nga City, Juventus synon transferimin

67
0

Mesfushori portugez Bernardo Silva do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës së tij.

Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, largimi i tij është konfirmuar edhe nga stafi i trajnerit Pep Guardiola, me 31-vjeçarin që nuk do të rinovojë dhe do t’i japë fund aventurës 9-vjeçare në “Etihad”.

Interesimi për të është i madh, ndërsa Juventus është një nga klubet më të interesuara dhe po përgatit ofertë për ta transferuar me parametra zero.

Pas shumë trofeve dhe një periudhe të artë në Angli, Silva pritet të nisë një aventurë të re në Evropë, me Serie A që duket një destinacion i mundshëm.