Ballina Kosovë Aksion policor në Mitrovicë, sekuestrime armësh dhe drogë

Aksion policor në Mitrovicë, sekuestrime armësh dhe drogë

68
0

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë (NJRSh), ka realizuar një aksion bastisjeje në Mitrovicën e Jugut, ku janë sekuestruar armë, municion dhe substanca të dyshuara narkotike, ndërsa një person është arrestuar.

“Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh), mbi dyshime të bazuara për posedim ilegal të armëve, kanë realizuar një bastisje në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në Mitrovicën e Jugut,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë e modifikuar, një karikator, 25 fishekë, një granatë dore, një gëzhojë, si dhe një peshore dhe rreth 9 gram substancë e dyshuar narkotike.

“Lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar një person, ndaj të cilit është iniciuar rasti penal ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Posedim i substancave narkotike’. Me aktvendim të prokurorit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve,” thuhet më tej në njoftim.