Aktivistja demokrate Evi Kokalari, e cila ka shpallur kandidaturën e saj për kreun e PD-së, ka sulmuar ashpër ish-kandidatin për deputet Ilir Alimehmetin, pasi ky i fundit ditën e djeshme la të hapur mundësinë për të kandiduar si kryetar bashkie në Tiranë.
Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari shkruan se Alimehmeti nuk ka asnjë shans që të behet kryetar i Bashkisë Tiranë, teksa hedh akuza edhe për “pazare” mes tij dhe Berishës.
Postimi i plotë i Kokalarit:
Alimehmeti nuk do bëhet kurrë as kryetar bashkie dhe as doktori #2.
Alimehmeti dogji çdo shans në momentin që shiti primaret te Berisha, duke zhgënjyer çdo mbështetës të tij. Ai i shiti primaret dhe në kurriz të të ndjerit Gert Bogdani.
Alimehmeti është një nga figurat më mediokre që po i futet politikës shqiptare, dhe aq vota që mori në Tiranë ishin sepse luajti me emocionin e qytetarit të thjeshtë gjatë një pandemie si COVID, ku u llahtarisen edhe amerikanët, jo më populli në Shqipëri. Askush sot nuk flet që Alimehmeti, pa pikë turpi, doli dhe tha që “vaksinat janë pa asnjë risk dhe duhen bërë”, a thua se kishte ekspertizën e duhur për të folur për vaksinat.
Alimehmeti s’do bëhet kurrë kryetar bashkie sepse njëherë i shiti primaret për bashkinë për një copë vend në këshill, ndërkohë që Berisha dhe Shkëlzeni morën lejen e ndërtimit të Kullës së Malit, siç e kanë artikuluar ata me njohje të kësaj çështjeje.
Ndërkohë, i sugjeroj Alimehmeti që emrin tim të mos e përmendë më në asnjë studio televizive; ndryshe, do bëj një super anti-fushatë derisa ai të mos shkelë më në politikë.
Jemi super të lodhur me njerëz mediokër, dhe Alimehmeti mediokriteti i vërshon nga çdo qelizë e fytyrës. Për më tepër, Alimehmeti s’ka as kontributin tim dhe as nivelin tim në të bërë politikë… kështu që opinionet t’i mbajë për vete, nëse nuk do që t’i kthehem dhe të mos i ndahem derisa të japë dorëheqjen me ndërgjegjen të plotë!!






