Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi përplasi me makinë një fëmijë 2-vjeçar.
Ngjarja u regjistrua në Ksamil, në rrugën “Hasan Tahsini”, teksa raportohet se 48-vjeçari po lëvizte me makinë në gjendje të dehur.
I mituri ndodhet në Spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin: A. K., 48 vjeç, banues në Ksamil, i cili, në rrugën “Hasan Tahsini”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar një fëmijë 2 vjeç. I mituri ndodhet në Spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.







