Ballina Politika ‘Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet’/ PD: Qeveria po favorizon tregun...

‘Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet’/ PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

77
0

Nënkryetarja e grupit parlamentar të PD-së, Ledina Alolli, deklaroi se rritja e çmimeve sa herë që ka një krizë në botë nuk është rastësi, por “rrjedhojë e një tregu të deformuar dhe klientelist”.

Sipas saj, qeveria Rama e ka kthyer këtë model në një normë funksionimi, duke i lënë institucionet të sillen si “spektatorë të heshtur” përballë varfërisë në rritje.

Ajo theksoi se çmimi i lartë i naftës në Shqipëri, krahasuar me vendet fqinje si Kosova dhe Maqedonia, është rezultat direkt i taksave të larta dhe mungesës së politikave lehtësuese.

Alolli kritikoi edhe Bordin e Transparencës, duke e cilësuar si një mekanizëm që “legjitimon abuzimin dhe shmang përgjegjësinë” e qeverisë.

Si zgjidhje për këtë situatë, Partia Demokratike i ka bërë thirrje qeverisë të implementojë me urgjencë propozimin e saj për një “akcizë të ndryshueshme”.

Sipas këtij propozimi, e gjithë TVSH-ja shtesë që akumulohet nga rritja e çmimit të karburantit do të përdorej automatikisht për të ulur akcizën e naftës.

Implementimi i kësaj mase, sipas opozitës, do të siguronte që çmimi për konsumatorin të mos i kalonte 180 lekë për litër, duke lehtësuar barrën financiare mbi qytetarët.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë të këtij vendi

Realiteti në këtë vend po bëhet çdo ditë më i padurueshëm

Një realitet ku varfëria rritet me të njëjtin ritëm me çmimet, ndërsa institucionet që duhet të mbrojnë qytetarët janë kthyer në spektatorë të heshtur.

Sa herë që ka një krizë në botë, këtu tek ne çmimet shpërthejnë.

Kjo nuk është rastësi, por rrjedhoi e një tregu të deformuar dhe klientelist. Një model që përsëritet dhe që qeveria Rama e ka kthyer ne norme funskionimi.

Çmimi i naftës po rritet…

Duke rritur me shpejtësi edhe koston e jetesës për çdo familje shqiptare.

Sot, një litër naftë ka ka tejakluar ne  235 lekë, ndërkohë që në vendet fqinje, Kosovë ,Maqedoni nafta eshte shume me lire. Po ashtu më lirë është edhe në vendt e tjera të bakshkimit europian si Greqia dhe Italia.

Ky fakt është rezultat i taksave të larta dhe mungesës së politikave lehtësuese të shtetit ndaj qytetarëve te vet.

Kjo ceshtje nuk zgjidhet me Bord Transparence. Bordi i Transparences legjitimon abuzimin dhe shmang pergjegjësinë që duhet të ketë një qeveri në raport me qytetarët.

Kjo krizë nuk zgjidhet me fasada e as me organizma që nuk sjellin asgjë. Kjo zgjidhet me reduktimin e taksave.

Qeveria duhet të implementoi  propozimin e Partisë Demokratike, për Akcizë të Ndryshueshme. Thënë ndryshe e gjithe TVSh që akumulohet  prej rritjes së cmimit të karburantit  shkon automatikisht  për uljen e akcisës së naftës. Nëqoftëse kjo masë do të aplikohet, sot cmimi I naftës nuk do të ishtë më shumë se 180 lek për litër.

Në gjithë rajonin bnafta  ka trend ulje, ne shqipëri ka trend rritje. Si shpiegohet kjo? Nuk ka shpiegim tjeter vecse abuzimit.

Pra të nderuar qytetarë, ju sot nuk po paguani vetëm naftën më të shtrenjtë në rajon, po paguani një politikë që ua shtrenjon çdo ditë jetën.

Një litër naftë nuk është më thjesht karburant. Është taksë mbi jetën. Është taksë mbi çdo familje shqiptare.

Është arsyeja pse rritet bileta e autobusit dhe furgonit, pse rritet çmimi i bukës, pse çdo shportë ushqimore bëhet më e varfër.

Është arsyeja pse pensionistët e këtij vendi, ata njerëz që kanë punuar një jetë të tërë, që kanë ndërtuar këtë vend, që kanë derdhur kontributet e tyre me besimin se një ditë shteti do t’i mbrojë, nuk po përballojnë dot jetesën e tyre.

Sot, ata numërojnë lekët për bukën, ujin, ilaçet apo udhëtimin.

Sot, ata zgjedhin mes ilaçeve dhe ushqimit.

Sot, një pensionist thotë: “Domaten nuk e blej dot më.”

Dhe kjo thotë gjithçka.

Dhe sot, në Shqipëri, një pensionist nga Korça nuk përballon dot as një biletë autobusi për në Tiranë dhe anasjeltas. Një qytetar i qarkut të Korçës nuk përballon dot të shkojë për një vizitë mjekësore.

Ky nuk është thjesht problem ekonomik.

Ky është turp!

Turp për një shtet që nuk garanton minimumin e dinjitetit për shtetarët e tij. Turp për një qeveri që fshihet pas justifikimeve ndërkombëtare, ndërkohë që brenda vendit lejon një padrejtësi të hapur.

Dje në protestë dolën blegtorët.

Njerëzit që prodhojnë qumështin, mishin, ushqimin e çdo familjeje shqiptare.

Ata thanë një gjë shumë të thjeshtë:

 “Nuk po ia dalim dot më.”

Dhe kjo është e vërteta.

Ndërsa nga ana tjetër, qytetari blen më shtrenjtë se kurrë

Dhe kjo thotë gjithçka sepse në këtë vend:

-prodhuesi varfërohet,

-konsumatori goditet.

Mbështetja e ulët për bujqësinë do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë e qarqeve si Fieri, Berati, Elbasani, Korca ku bujqësia është një ndër sektorët kryesorë të zhvillimit të ekonomisë të këtyre rajoneve. Asnjë mundësi për fermerët tanë për të konkurruar në treg.

Qeveria po lufton hapur prodhimin vendas.

Qeveria nuk merr masa kur qytetarët varfërohen çdo ditë, por nxiton të miratojë ligje për porte turistike për interest e oligarkëve atëherë ai ka zgjedhur të jetë pjesë e problemit, jo e zgjidhjes. Po si mund të jetë pjesë e zgjidhjes një kryeministër që qendron vetëm ne avion privat. Si mund të ketë dieni, ky njeri për cmimin e naftës, për cmimin e bukës, apo për më tepër për cmimin e domtates. Kjo qeveri është e shkeputur nga realiteti.

Dhe kjo nuk është më çështje ekonomie. Kjo është çështje drejtësie!

Sot kërkohet përgjegjësi.

Dhe nëse vazhdojmë  të mos reagojmë

-nëse vazhdojmë  të justifikohemi

Atëherë përgjegjësia  nuk do të jetë më vetëm politike, por do të jetë historike.

Sepse, historia nuk mban mend justifikimet.

Të nderuar qytetarë 17 prilli duhet të jetë dita e reagimit qytetar.