Ballina Lifestyle Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët...

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

79
0

Reperja e njohur amerikane Cardi B ka rënë pre e një skeme mashtrimi me kartat e kreditit. Ajo thotë se hajdutët përdorën kartën e saj të American Express për të shpenzuar rreth 60 mijë dollarë në dyqane luksoze dhe Apple, përpara se karta t’u bllokohej.

Artistja e ndau këtë informacion me ndjekësit e saj, përmes një videoje live në Instagram, ku pranoi se karta e saj e bankës ishte zhdukur dy javë më parë. Hajdutët kishin harxhuar rreth 40 mijë dollarë për rroba luksoze dhe 20 mijë për produkte të Apple.

“Më lini t’ju them se ju do të shkoni në burg deri në fund të javës,” shtoi reperja, duke thënë se kishte siguruar pamje nga kamerat e sigurisë ku katër burra përdornin kartën e saj.

Cardi B theksoi se është shumë e kujdesshme me financat e saj dhe nuk toleron humbje të tilla. Ajo u bë gjithnjë e më e irrituar gjatë transmetimit live, duke paralajmëruar se do të kërkojë dëmshpërblim.

Sjellim ndërmend se në vitin 2024, ajo i tha revistës Complex se pasuria e saj neto ishte mbi 88 milionë dollarë, e megjithatë u shpreh se i mban nën kontroll financat e saj dhe nuk shpenzon asnjë dollar pa e menduar.

“Nuk jam si disa nga këta të pasur,” tha ajo në videon live. “Asnjë dollar nuk mund të shpenzohet pa dijeninë time. Nuk luaj kur bëhet fjalë për bukën time.”