Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 43 vjeç, banues në fshatin Kullë, pasi në aksin rrugor “Sukth-Manëz”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. Gj., 32 vjeç, me pasojë vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. F., 24 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-R. H., 29 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasja A. A., se para disa muajsh, shtetasja R. H. i ka dërguar në një emision investigativ, një video private dhe informacione personale;
-D. B., 53 vjeçe dhe L. C., 44 vjeç (ish-bashkëshortë), pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, në banesë;
-Ç. B., 62 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje;
-E. K., 32 vjeç, D. K., 34 vjeç, I. P., 69 vjeç dhe B. S., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 17, gjatë kontrollit në lokalin e shtetasit B. S., u kapën duke vënë baste sportive, me celular. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë;
-Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. H., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, në banesë. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Ç., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. H., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur steka cigare dhe një shumë parash në 2 markete, në Golem dhe Kavajë. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. D., 42 vjeç, banues në Sallmone, pasi dyshohet se ka qëlluar me shuplakë motrën e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.







