Ballina Kronika E kishte përndjekur prej 1 viti e gjysmë, i riu i dehur...

E kishte përndjekur prej 1 viti e gjysmë, i riu i dehur nuk ndalet, rrëmben me makinë 39-vjeçaren. Çfarë ndodhi në Librazhd

71
0

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga Policia në kuadër të operacionit të koduar “Insistimi”, pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në Librazhd.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi me iniciale D. K., 32 vjeç, banues në fshatin Perondi, kishte tentuar të merrte me forcë në automjet një 39-vjeçare, të cilën dyshohet se e kishte përndjekur prej rreth një viti e gjysmë.

Gjatë incidentit, ai ka goditur me grushte edhe shtetasin që shoqëronte 39-vjeçaren dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

NJOFTIMI I POLICISE
Tentoi të merrte me forcë, në automjet, 39-vjeçaren që kishte përndjekur 1 vit e gjysmë, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari. I arrestuari gjithashtu dhunoi shtetasin me të cilin shoqërohej 39-vjeçarja, dhe u largua nga vendngjarja. 32-vjeçari u kap në hyrje të Elbasanit, teksa drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Sekuestrohen automjeti dhe celulari i këtij shtetasi. Menjëherë pas njoftimit se disa shtetas ishin konfliktuar në ambientet e jashtme të një karburanti në Librazhd, shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë. Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Insistimi”, rezultoi se shtetasi D. K., 32 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë, kishte tentuar të merrte me forcë, në automjet, një shtetase 39 vjeçe, të cilën dyshohet se e kishte përndjekur 1 vit e gjysmë. Më pas, 32-vjeçari kishte goditur me grushte, shtetasin që shoqëronte 39-vjeçaren, dhe ishte larguar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, 32-vjeçari u kap dhe u vu në pranga në hyrje të qytetit të Elbasanit. Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se ai drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.