Ballina Rajoni E përplasi pas dollapit dhe i vuri duart në fyt! Horror në...

E përplasi pas dollapit dhe i vuri duart në fyt! Horror në Greqi, bashkëshorti “dënon” gruan sepse zgjoi pa dashje fëmijën nga gjumi

62
0

Një rast i rëndë dhune në familje është ndëshkuar nga drejtësia në Selanik, ku një burrë është dënuar me 12 vite burg, pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij.

Ngjarja ndodhi në apartamentin ku çifti jetonte me tre fëmijët e tyre. Sipas dëshmisë së viktimës, konflikti nisi pasi ajo zgjoi pa dashje një nga fëmijët gjatë gjumit. Kjo mjaftoi që burri të reagonte dhunshëm, duke e shtyrë fort, çka bëri që ajo të përplasej në dollap, dhe më pas ta kapte nga qafa.

Gjatë procesit gjyqësor, i pandehuri mohoi se e kishte kapur për fyti, por pranoi se e kishte shtyrë dy herë, duke theksuar se herën e dytë e kishte bërë me forcë të madhe.

I pandehuri u shpall fajtor, ndërsa gjykata vendosi edhe kushte kufizuese ndaj tij, duke përfshirë ndalimin e afrimit të tij me viktimën.