Ballina Aktualitet Gjykata Kushtetuese rrëzon Ilir Metën: Masa e sigurimit personal u vendos për...

Gjykata Kushtetuese rrëzon Ilir Metën: Masa e sigurimit personal u vendos për një qëllim të ligjshëm

86
0

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për kërkesën e bërë nga ish-Presidenti i Republikës Ilir Meta.

GJK u shpreh se lidhur me mënyrën e arrestimit të Metës të cilin ai e konsideron si çnjerëzor, nuk mund ta marrë në shqyrtim.

Sipas vendimit me shumicë votash, çështja nuk mund të shqyrtohet pasi është nën hetim.

Po ashtu Gjykata Kushtetuese u shpreh se masa e sigurimit personal ndaj Metës është vendosur për një qëllim të ligjshëm, duke rrëzuar kërkesën e tij.