Jasveen Sangha, e njohur në media si “Mbretëresha e Ketaminës”, është dënuar me 15 vjet burg në një gjykatë federale në Los Angeles për shpërndarjen e ketaminës që çoi në vdekjen e aktorit të serialit Friends, Matthew Perry.
Sangha, 42 vjeç, pranoi fajësinë për të paktën pesë akuza federale për trafik droge, përfshirë shpërndarjen e ketaminës, shkruan skynews.
Rasti lidhet me hetimet për vdekjen e Matthew Perry, i njohur për rolin e tij në serialin Friends, e cila shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik.
Autoritetet amerikane kishin nisur hetimet për rrjetet që furnizonin me substanca narkotike, duke çuar në identifikimin dhe ndjekjen penale të personave të përfshirë.
Dënimi i Sangha konsiderohet një hap i rëndësishëm në luftën kundër shpërndarjes së drogës dhe rasteve që lidhen me pasoja fatale.







