Ballina Sport Nuk ka fitues në Rrogozhinë/ Egnatia dhe Elbasani barazojnë në gjysmëfinalen e...

Nuk ka fitues në Rrogozhinë/ Egnatia dhe Elbasani barazojnë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë

70
0

Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Elbasanit nuk prodhoi fitues, me takimin që u mbyll me barazimin 1-1.

Takimi i luajtur në Rrogozhinë nisi me emocione, me Sotën që kaloi në avantazh vendasit që në minutën e 5’ të takimit.

Verdheblutë arritën të barazonin një minutë nga fundi i pjesës së parë me Ze Gomes. Pjesa e dytë nuk prodhoi po aq emocione, me të dyja skuadrat që menaxhuan rezultatin.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas dy javësh, ku të dyja ekipet do të luajnë për kualifikimin në finale.

REZULTATI:

Egnatia 1-1 AF Elbasani

Sota 5’ / Ze Gomes 44’