Ballina Aktualitet Projekti “Marina dhe Jahtet e Durrësit”: Ndërhyrje në Portën nr. 4 të...

Projekti “Marina dhe Jahtet e Durrësit”: Ndërhyrje në Portën nr. 4 të Portit, kufizim korsish

92
0

Autoriteti Portual Durrës ka nisur punimet sot në 8 prill në Portën nr. 4, pranë Urës së Dajlanit, si pjesë e projektit strategjik “Marina dhe Jahtet e Durrësit”.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR PËRDORUESIT E PORTIT TË DURRËSIT

Autoriteti Portual Durrës njofton përdoruesit e Portit të Durrësit se në vijim të zbatimit të projektit strategjik “Marina dhe Jahtet e Durrësit”, kanë nisur ndërhyrjet për testimin dhe rikonceptimin e Portës nr. 4 (Ura e Dajlanit).

Këto ndërhyrje janë pjesë e fazës së parë të zhvillimit infrastrukturor dhe përfshijnë gjithashtu rehabilitimin e aksit rrugor të dëmtuar, si dhe rikualifikimin e portës në një lokacion të ri.

Për shkak të punimeve, aktualisht do të jetë i mundur përdorimi i vetëm 3 korsive nga 6 korsitë ekzistuese në këtë hyrje-dalje.

Ndërkohë, Hyrja nr. 2 vijon të jetë plotësisht funksionale dhe në eficiencë të plotë për hyrje-daljet e automjeteve të vogla.

Autoriteti Portual Durrës kërkon mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të hapësirës portuale për çdo shqetësim të përkohshëm të shkaktuar nga këto punime.