Aktori i njohur Elvis Pupa ka bërë një rrëfim si rrallë herë për një nga temat më delikate dhe intime, siç është prindërimi.
Edhe pse prej disa vitesh i martuar me Belina Pupën, çifti nuk janë bërë prindër. Rrëfimi i tij nisi me një pyetje të drejtpërdrejtë nga Soni Malaj, pasi të dy ata janë konkurrentë në “Ferma Vip”, e cila e pyeti aktorin nëse ai dhe Belina kanë fëmijë.
Elvisi u shpreh se ata kanë tentuar, por ende nuk kanë arritur të bëhen prindër, ndërsa shtoi se “nuk mund të jesh pishman për diçka që nuk e ke”.
Ndër të tjera ai zbuloi se ata kanë provuar vetëm rrugën natyrale të të bërit fëmijë dhe jo metoda të tjera mjekësore.
“E kam ndjekur natyralisht, jo jashtë natyrales sepse besoj që po qe risk do të vijë, nëse s’është nuk do vijë, çfarëdo që të jetë”, tha ai, ndërsa shtoi: “Dua që gjërat të jenë ato që janë shkruar dhe llogaritur për mua”.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Soni Malaj: Keni fëmijë?
Elvis Pupa: Nuk kemi, nuk na gjendet për momentin. Kemi provuar, jemi në rregull. Jam dhe tip që… duhet parë kur është hëna, çan shegën e lë dritaren hapur, janë ca udhëzime, por po e dha ai lart e mirëpresim. Kur është një gjë që nuk e ke, s’e ke… nuk mund të jesh pishman për diçka që nuk e ke.
Soni Malaj: Nuk e ke provuar ti prandaj.
Elvis Pupa: Po pra, nuk mund të hash inat me…
Soni Malaj: Nuk është puna e inatit, por unë jam e bindur që ti e ke ndjekur si gjë.
Elvis Pupa: E kam ndjekur natyralisht, jo jashtë natyrales sepse besoj që po qe risk do të vijë, nëse s’është nuk do vijë, çfarëdo që të jetë.
Soni Malaj: Po mirë, ti mund ta provosh dhe ndryshe.
Elvis Pupa: Dua që gjërat të jenë ato që janë shkruar dhe llogaritur për mua.







