Ballina Politika Rama takim në kompleksin industrial në Durrës: Mbetjet elektronike po kthehen në...

Rama takim në kompleksin industrial në Durrës: Mbetjet elektronike po kthehen në unaza dhe varëse ari!

200
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në kompleksin industrial në Durrës ku operojnë disa kompani të integruara në transport, riciklim dhe përpunim industrial

“Arsyeja pse ne jemi këtu, edhe me kamera, është për ta promovuar sa të mundemi shembullin më të mirë të ndërmarrjeve shqiptare, të cilat, ashtu si kjo ndërmarrje, që ka nisur me një ëndërr të madhe, por me mundësira jashtëzakonisht të kufizuara. Hap pas hapi janë kthyer në realitete mbresëlënëse, ku faktikisht shkohet nga mbetjet elektronike, te përpunimi i nivelit më të lartë i unazave dhe varëseve të arit.

Faktikisht nxirret ar nga mbetje që për shumëkënd konsiderohen si mbeturina për t’u hequr qafe, ndërkohë për këtë kompani janë si materiale të një miniere ku krijohet vlera e shtuar”, tha ndër të tjera Rama.