Ballina Aktualitet Shifrat shqetësuese, DPSHTRR zbulon numrin e automjeteve që nuk kaluan kontrollin teknik...

Shifrat shqetësuese, DPSHTRR zbulon numrin e automjeteve që nuk kaluan kontrollin teknik në tremujorin e parë

84
0

Mbi 23 mijë automjete nuk kanë kaluar testet e sigurisë vetëm në tre muajt e parë të vitit. Të dhënat e publikuara sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), tregojnë një situatë shqetësuese për gjendjen e mjeteve që qarkullojnë në rrugët e vendit.

Sipas analizës së DPSHTRR-së, problemi më i përhapur lidhet me sistemin e shkarkimit të gazrave, që rezulton jashtë standardeve në 35% të rasteve. Po ashtu, 31% e mjeteve kanë probleme me dritat dhe sinjalistikën, ndërsa defekte serioze janë konstatuar edhe te sistemi i drejtimit dhe amortizimi.

Edhe më shqetësues është fakti që në 14.5% të rasteve, automjetet kanë probleme me frenat, të cilat janë një element kyç për sigurinë në rrugë. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të kontrollojnë rregullisht automjetet dhe të ndërhyjnë në kohë për riparime, për të shmangur rrezikun në trafik.