Ish-trajneri shqiptar i Kosovës Faruk Statovic, tashmë pa ekip, pjesë e panelit në emisionin “Dueli Sportiv”, ka komentuar situatën te Shqipëria. Më tej, Statovic ka dhënë parashikim aspak optimist për kuqezinjtë, teksa foli edhe për trajnerin Sylvinho:
“Brenda një kohe shumë të shkurtër, Shqipëria do ta ketë një problem.
Ata janë mësuar që Kosova t’i çojë lojtarë dhe i kanë marrë shumë lehtë.
Me suksesin e Kosovës, ata nuk do mundin të marrin më lojtarë.
Nëse i rikthehemi suksesit të Shqipërisë, në përbërje kanë qenë 5-6 nga Kosova.
Edhe tani është kjo gjë. Uroj që ata të kenë lojtar të ri, por nuk po shoh të vijnë si tek ne.
Nuk mendojë se Sylvinho duhet shkarkuar. Për çfarë duhet shkarkuar?! Çfarë mund të bëjë trajneri më shumë, se sa i bëri Sylvinho Polonisë?!”







