SPAK ka zbarkuar në burgun e Durrësit, ku ka ushtruar kontrolle për sende të paligjshme.
Kontrollet e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, i janë nënshtruar disa qeli, mes të cilave dhe ajo ku qëndron kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Mësohet se kontrolle janë ushtruar dhe në qelinë e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Mësohet se gjatë kontrolleve është gjetur një aparat celular në godinën tjetër, jo në atë ku ndodhen Veliaj dhe Beqaj. Po ashtu, në kontrollet e djeshme SPAK ka kërkuar edhe listën e emrave të personave që kanë takuar Veliajn në burg.







