Ballina Politika “AKSHI i 2 Lindave u bë botëror! Balluku notere e vjedhjeve të...

“AKSHI i 2 Lindave u bë botëror! Balluku notere e vjedhjeve të Ramës dhe familjes së tij”, Berisha kujton Xhaçkën: Keni edhe një tjetër që duhet t’i hiqej imuniteti, por…

70
0

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se Parlamenti po mbron vjedhjet e kryeministrit Edi Rama dhe të ministrave të tij.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha akuzoi Ramën se po mbron ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.

Në Parlament tha ai nuk respektohet as ligji dhe as Kushtetuta, ndërsa shtoi se interpelancat nuk negociohen sepse kanë afate ligjore. Debati për integrimin tha Berisha u shty sepse bëhej fjalën për Ballukun dhe se sipas tij kryeministri Rama nuk donte që të hapej diskutimi sepse është vetë i përfshirë.

“Këtë parlament, të shndërruar në mburojën më të turpshme në histori, të vjedhjeve të qytetarëve shqiptar. Këtë parlament që për herë të parë në 35 vite pluralizëm, mbron në mënyrën më të paskrupullt, antikombëtare, vjedhjet e Ramës dhe të klanit të tij familjar dhe qeveritar. Çdo gjë që dëgjoni të dashur qytetarë, është se Rama e ka shndërruar Parlamentin në leckë të vetën. Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë, që shqiptarët të ngrihen në këmbë nga mbarë bota për imunitetin e Ballukut, e cila ishte notere e vjedhjeve të Ramës që vidhte bashkë me të. Ajo sot është me mandat. Është dhe një tjetër këtu, Olta Xhaçka, dy herë ka vendosur Gjykata për ndërprerjen e mandat të saj. Venecia ka marrë të njëjtin vendim. Olta është e rrethit familjar! Kështu është problemi. Ndaj edhe debatet shtyhen, por s’mund të shtyhen debatet. Kanë afate. Nuk negociohen, kanë afate interpelancat. Shtyhen se Rama nuk do në Parlament. Ajo e gjora Mirlindë, është me 4 apartamente e vila. Akshi i dy Lindave është bërë botëror. Ju dilni këtu pa asnjë rregullore dhe nuk respektoni Kushtetutën! Si ka mundësi që të jeni kaq të dobët. Ke një vendim gjykate kundër teje (I drejtohet Peleshit)”, tha ai.