Ballina Kronika Aksident në aksin Tapizë-Fushë Krujë, makina përplas 17-vjeçaren

Aksident në aksin Tapizë-Fushë Krujë, makina përplas 17-vjeçaren

76
0

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Tapizë-Fushë Krujë. Një 26-vjeçar, sipas informacioneve policore, ka përplasur me automjet një këmbësore, 17-vjeç.

Kjo e fundit është në spital, në kujdesin e mjekësve ndërsa drejtuesi i automjetit është arrestuar nga policia e Krujës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. Rr., 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor “Tapizë-Fushë Krujë”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një këmbësore (shtetase 17 vjeçe) që është në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.