Ballina Kronika DURRES/ Policia pranga për fshehje të ardhurave pa kupon tatimor dhe drejtim...

DURRES/ Policia pranga për fshehje të ardhurave pa kupon tatimor dhe drejtim automjeti gjendje dehur

138
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. V., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi nga verifikimet e kryera në lokalin e tij në lagjen nr. 1, rezultoi se fshihte të ardhurat dhe nuk lëshonte kuponë tatimor.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. B., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-V. D., 69 vjeç, banues në fshatin Shkallnur, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. O., 65 vjeç, banues në Kavajë, administrator i një firme për përpunimin e drurit, pasi punonjësi i kompanisë, shtetasi E. P., është dëmtuar lehtë gjatë punës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.