Ballina Kronika DURRES/ Shfrytëzonin ambjente me qira në Golem dhe Shkëmbi i Kavajës, duke...

DURRES/ Shfrytëzonin ambjente me qira në Golem dhe Shkëmbi i Kavajës, duke ushtruar prostitucion, vihen në pranga 4 shtetase kineze

91
0

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, së bashku me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin policor të koduar “Storm 17”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë 4-javore, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.
Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve X. Ch., 48 vjeçe, J. L., 36 vjeçe, Y. L., 48 vjeçe dhe L. Sh., 53 vjeçe, të gjitha shtetase kineze.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, edhe 4 shtetas nga Durrësi, Kavaja, Shijaku dhe Kosova.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 pasaporta dhe një shumë parash.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase e ushtronin aktivitetin në dy ambiente të marra me qira, në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe të Golemit, Durrës, duke i përshtatur për prostitucion.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.