Nxënës të një prej gjimnazeve të Durrësit kanë nderuar kujtimin e shokut të tyre 17-vjeçar, Florian Saraçi, i cili humbi jetën papritur gjatë orës së edukimit fizik si pasojë e një arresti kardiak.
Me qirinj të ndezur dhe fjalë të ndjera ata kujtuan energjinë e tij, duke shprehur dhimbjen dhe mbështetjen për familjen.
Shokët e shoqet e klasës dhe të shkollës kanë vijuar edhe gjatë këtyre ditëve të nderojnë kujtimin e tij, duke mbajtur veshur bluza në të cilat është stampuar foto e tij.
Po ashtu, ata kanë ndezur qirinj në klasë e palestër, kanë vendosur lule në bankën e tij, si dhe drejtuar mesazhe drejt qiellit në kujtim të Florit, që la pas një boshllëk të madh jo vetëm tek familjarët.







