Ballina Politika PD nesër tryezë në qytetin bregdetar lidhur me Portin e Durrësit

PD nesër tryezë në qytetin bregdetar lidhur me Portin e Durrësit

102
0

Porti i Durrësit do të jetë në qendër të një tryeze që do të organizohet nesër në qytetin bregdetar nga Partia Demokratike.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku ai fton qytetarët dhe të interesuarit të ndjekin takimin.

‘Miq, nesër në ora 10:00 organizojmë në Durrës një tryezë mbi zhvillimet e Portit të Durrësit. Sipas dëshirës ju ftoj të ndiqni këtë takim.’, shkruan Berisha.

Takimi pritet të fokusohet në çështjet që lidhen me projektet dhe zhvillimet e fundit në Portin e Durrësit, që është privatizuar nga Edi Rama me projektin e Durrës Marina Bay, që rrezikon të lejë Shqipërinë pa një port të madh.

Vetëm dy ditë më parë Autoritetit Portual i Durrës njoftoi se do të ngushtojë hyrjen numër 4 të portit, në afërsi të Urës së Dajlanit, nga 6 në 3 korsi, për shkak të punimeve për projektin ‘Marina dhe Jahtet e Durrësit’. Ky vendim është kundërshtuar nga Partia Demokratike.

Për deputetin Igli Cara, përgjysmimi i kapaciteteve të hyrje-daljeve është një akt i paprecedentë dhe, sipas tij, kjo do të ndikojë negativisht.

‘Do të krijojë pengesa të mëdha edhe në trafik, imagjinoni periudhën e pikut në verë. Imagjinoni pak kur të jetë e përgjysmuar’, tha Cara.

Deputeti demokrat kërkoi që ky projekt të ndalojë, pasi, siç tha, nuk i shërben qytetarëve.