Ballina Europë Spanja njofton se do rihapë ambasadën në Teheran

Spanja njofton se do rihapë ambasadën në Teheran

70
0

Ministri i Jashtëm i Spanjës Jose Manuel Albares, ka thënë se vendi po rihap ambasadën e saj në Teheran.

Ambasadat në të gjithë Lindjen e Mesme u mbyllën kur filloi lufta, por Jose Manuel Albares u tha gazetarëve se i kishte udhëzuar “ambasadorin tonë në Teheran të kthehej”.

Spanja e ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për çdo avion ushtarak të përfshirë në luftë dhe e ka cilësuar konfliktin si të pamatur dhe të paligjshëm.

Të paktën 254 persona në të gjithë Libanin u vranë dje në sulmet ajrore izraelite, përfshirë 91 në kryeqytetin Bejrut.