Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë këtë të premte (10 prill) seanca për dosjen ‘Buka’. Bëhet me dije se shkak u bë mungesa e avokatëve të ish-zëndendës kryeministrit Arben Ahmetaj.
Ndërkohë biznesmeni Lirim Fezollari u paraqit në GJKKO nën cilësinë e dëshmitarit.
Ahmetaj po gjykohet në mungese dhe ka kërkuar përmes mbrojtësve ligjorë të deshmojë në këtë proces online përmes nje videokonference.
Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 27 prill.







