Ballina Kronika DURRES/ Policia pranga për trafik droge, vjedhje, ndërtim të paligjshëm, konsumim medikamentesh

DURRES/ Policia pranga për trafik droge, vjedhje, ndërtim të paligjshëm, konsumim medikamentesh

140
0

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi në lagjen nr. 12, gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan shtetasin F. M., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. L., 50 vjeç, banues në Shkallnur, pasi ka shpërdoruar një sipërfaqe toke;
Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasin E. Gj., 44 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka vjedhur me dhunë një shumë parash (xhiron ditore) në një farmaci, në lagjen nr. 16. Punohet për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. S., 51 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për dy raste:
-në fshatin Xhafzotaj, një 9-vjeçar, duke luajtur me biçikletë, aksidentalisht është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. Ai po merr mjekim në Spitalin e Traumës;
-në spitalin e Durrësit është dërguar një 17-vjeçare, e cila dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, ka konsmumuar medikamente në banesën e saj. Aktualisht ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në sektorin “Teuta”, është konstatuar një predhë luftarake, që dyshohet se i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Predha u mor nga forcat xheniere.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.