Ballina Kronika “Lekët, ose…”/ Kanosi me thikë shitësen dhe vodhi një shumë parash në...

“Lekët, ose…”/ Kanosi me thikë shitësen dhe vodhi një shumë parash në një dyqan, arrestohet ‘skifteri’. Pamjet e frikshme ku autori ‘kacafytet’ me…

79
0

Një dyqan ka rënë pre e vjedhjes në Tiranë. Siç shihet nga pamjet e kamerave të sigurisë, shtetasi me inicialet B.SH., akuzohet se me anë të një thike ka kërcënuar shitësen e biznesit dhe ka marrë disa para. Ndërkohë ai është përplasur teksa ikte dhe me një tjetër person që ndodhej në dyqan.

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Tools”.

Vodhi Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Tools”.

Vodhi një shumë parash në një dyqan, duke kanosur punonjësen, me thikë, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Sekuestrohen thika dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 42-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Tools”, si rezultat i të cilit u kap në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës dhe vu në pranga shtetasi në kërkim:

-B. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 01.04.2026, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore) në një dyqan, duke kanosur punonjësen, me thikë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.