Ballina Sport Lewandowski i ofrohet Milan, Igli Tare vihet në lëvizje

Lewandowski i ofrohet Milan, Igli Tare vihet në lëvizje

60
0

Në vitin e tij të parë në krye të Milan, Igli Tare vuri në jetë një goditje të vërtetë, bindi Luca Modrid të vishte fanellën kuqezi, për më tepër falas. Efekti Modric, roli i tij në këtë sezon te Milan, ka bërë që Igli Tare të joshet nga një tjetër goditje me parametra zero. Së fundmi Drejtori Sportiv i “djallit” është vënë në ndjekje të Robert Lewandowskit.

Pengesa e vetme në këtë pikë është konkurrenca e lartë pasi për “bomberin” polak interesohen edhe shumë ekipeve të tjera, përfshi këtu edhe Juventus. La Gazzetta dello Sport i ka kushtuar faqen e parë këtë të premte pikërisht sulmuesit të Barçës dhe të ardhmes së tij:

“Milan, më merr. Në kërkim të një numri 9, Lewandowski i ofrohet Milan”, ishte titulli kryesor i të përditshmes italiane.

La Gazzetta shton se Lewandowski pritet të largohet nga Barcelona, por jo nga futbolli i rëndësishëm pasi në sytë e tij mund të luajë ende në nivele të larta. I vetëdijshëm për moshën e tij, Lewa tani kërkon një Ligë me një intensitet më të ulët dhe Serie A mund t’i përshtatet plotësisht aftësive të tij. Rasti Modric është i freskët dhe mund të shtyjë Lewandowskin të ndjek të njëjtën rrugë.