Ballina Politika Ministri Mbrojtjes, Ermal Nufi, nuk di nisjen e mardhënieve strategjike mes Shqipërisë...

Ministri Mbrojtjes, Ermal Nufi, nuk di nisjen e mardhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA, reagimi i Xhemal Gjunkshit: Ka nisur në 1992 dhe jo në 2015

86
0

Këshilltari për Sigurinë në Partinë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe shqetësuese për raportet strategjike të Shqipërisë.

Në reagimin e tij, Gjunkshi ironizoi deklaratën e Nufit, sipas së cilës marrëdhëniet Shqipëri–SHBA nisin në vitin 2015, duke theksuar se kjo qasje injoron momente kyçe historike, si rivendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1992, mbështetja amerikane në periudha kritike dhe roli i NATO në sigurinë rajonale, përfshirë çështjen e Kosova.

Reagimi i Xhemal Gjunkshit:

Ermal Nufi paska zbuluar historinë e re: marrëdhëniet Shqipëri-SHBA fillokan në 2015.

Pra sipas tij, çfarë ka ndodhur para kësaj? 1992? Rihapja e marrëdhënieve diplomatike? Mbështetja amerikane në momentet më kritike të këtij vendi? NATO? Kosova? Të gjitha këto qenkan ‘parahistori’.

Nëse kjo është niveli i kuptimit për partneritetin strategjik, atëherë përgjigjja e tij për Kuçovën nuk është thjesht e dobët, është alarmante.

Pyetjes direkte: nëse SHBA kërkon përdorimin e bazës së Kuçovës për një operacion ushtarak, përgjigjja nuk është ‘do e vlerësojmë’.

Sepse Shqipëria nuk është një shtet që mat pulsin sa herë flet aleati kryesor.

Aleanca me SHBA-të, nuk meriton aspak përgjigje ‘do e vlerësojmë’, por meriton një ‘PO’ të padiskutueshme.

Kur nuk e kupton historinë e marrëdhënieve me SHBA-në, fillon dhe e trajton atë si opsion.

Dhe kjo është më e rrezikshme se çdo përgjigje e gabuar.