10 gola 4 asiste në 33 ndeshje, këto janë shifrat e Cristian Shpendit këtë sezon, me sulmuesin kuqezi që vijon të bëjë protagonistin në Itali edhe pse në Serie B. Ky detaj, rendimenti i tij, ka bërë që për Shpendin të ketë një interesim të fortë nga disa prej klubeve më rëndësishme në Itali, por jo vetëm. Kartoni i sulmuesit kuqezi vlerësohet me 3,5 milionë euro çka e bën Shpendin një okazion të vyer për merkaton e verës.
Sipas mediave italiane, Parma dhe Lazio po ndjekin nga shumë pranë zhvillimin e tij, të gatshëm që në fund të këtij sezoni të paraqiten me një ofertë konkretë në derën e Cesena-s.
Jo vetëm dy klubet e Serie A, TuttomercatoWeb shton për se për Shpendin ka interesim edhe nga Anglia, ku West Ham dhe Crystal Palace mund të paguajnë për të siguruar kartonin e tij. Pikërisht shuma që kërkon Cesena, 3,5 milionë euro, e bën edhe më të lehtë këto negociata.







