Në vijim të kontrolleve në hyrje-dalje të Republikës së Shqipërisë, të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, bazuar në informacione policore, analizën e riskut dhe precedentët e mëparshëm, në hyrje u kalua në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm, furgoni që drejtonte shtetasi E. B..
Gjatë kontrollit në këtë automjet u gjetën bizhuteri, produkte kozmetike, veshmbathje, produkte ushqimore, medikamente mjekësore, lubrifikantë për automjete etj, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk shoqëroheshin me dokumentet e nevojshme provuese.
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, furgoni dhe mallrat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.







