Ballina Opinion Pse projekti i Portit të Durrësit është antikombëtar!

Pse projekti i Portit të Durrësit është antikombëtar!

84
0

Nga Igli Cara 

Kemi qenë në vitin 2020, ne si përfaqësues të opozitës, por dhe specialistë, që me zërin e tyre në fakt kanë thënë të vërtetën. Ishin të pranishëm dhe sot në takimin që ju anonçuat, që u bë në Durrës. Atëherë, fillesat e këtij projekti, në qoftë se ju kujtohet, janë në 3 dhjetor të vitit 2020, mazhoranca e asaj kohe, ku nuk kishte as opozitën në parlament, miratoi një ligj ku ëh, projekte të tilla si porti i Durrësit apo dhe një zonë në Përmet e me radhë, do t’i jepeshin investitorëve të Emirateve të Bashkuara, konkretisht Alabarit, pa garë. Dhe që në këtë moment, në fakt, është abuzimi. Sepse përpara këtyre marrëveshjeve ne kemi marrëveshje të tjera ndërkombëtare dhe duke u nisur dhe nga kushtetuta jonë ka dhe një prevalim ligjesh. Kur themi që marrëveshjet ndërkombëtare vijnë direkt pas kushtetutës, nuk mundet asnjë ligj tjetër që t’i prevalojë. Dhe aq më tepër që marrëveshja e stabilizim-asocimit që ne kemi firmosur përpara vitesh, është e regjistruar qartë dhe e zeza mbi të bardhë ku thuhet, asnjë gjë publike, pronë e një vendi, nuk mund të jepet pa garë.

Dhe çfarë bëri Rama? Pikërisht, e dha pa garë portin e Durrësit,  kaloi me forcë kartoni pikërisht që ka të drejtë tanimë Rama, jo parlamenti, bile kaloi në një hap akoma më rëndë. Rama ka të drejtë që investitorit strategjik që ai mendon, t’i japin gjithë gjiret e Shqipërisë për të ndërtuar porte. Por, një çmenduri, pavarësisht se u fsheh pas një emri deputetësh, por pa diskutim që propozuesi ishte Rama. Dhe ju besoj e keni ndjekur debatet në parlament. Po për t’u kthyer tek porti i Durrësit. Po. Porti i Durrësit duhet parë në disa plane. E para po nisemi në planin strategjik dhe ajo çfarë i intereson Partisë… ose çfarë i vlen Shqipërisë

E para në këtë plan, ka interes kombëtar për sa i përket strategjisë, se pse një vend është i rëndësishëm, pikërisht se ka detin. Dhe çfarë është porti në finale? Është një vend lidhës ndërmjet transportit detar, që lidhemi me Europën, apo jo, me Italinë, me adhë dhe me transportin rrugor për të përfituar Shqipëria, Kosova dhe me Shqipërinë, Maqedonia, Bullgaria e me radhë, sepse kemi dhe korridorin tetë, që kemi kaq vite, 30 vjet që e themi. Po çfarë ka ndodhur në këtë moment? Në moment që një port kaq strategjik siç është porti i Durrësit, apo jo? Se për ne jemi më të rëndësishëm ne se Maqedonia dhe vendet e tjera, sepse kemi portin dhe këtë avantazh natyror që na ka dhuruar Zoti, ne duhet ta mbajmë. Për zhvillim ekonomik, strategjik dhe për të qenë një vend i rëndësishëm, aq më tepër dhe tani më dhe një vend i NATO-s, apo jo?

Tani çfarë ka ndodhur? Po kalojmë në planin ekonomik. Çfarë po japim ne? Ne po japim një pasuri që vlen 3 miliardë euro. Do ndërtojmë portin tjetër sipas Ramës, që mund të shkojë nga 1 deri në 2 miliardë euro, siç është shprehur dhe do të bëhet, se duhet ta theksojmë njëherë, me lekët e shqiptarëve. Me lekët e shqiptarëve, duhet ta kuptojë çdo njeri. Pra se mos duket sikur po bëjmë një ndërtim… Janë lekët tona, lekët e shqiptarëve, që do paguhen në vite dhe nuk do e paguajë vetëm ky brez. Po sipas këtij investimi, do ju tregoj dhe se sa vite duhen që të lahet ky investim. Pra kemi 3 miliardë dhe 2, 5. Kemi taksat te Tatimet Bashkisë 231 milionë euro. Kemi dhe disa kredi që patëm marrë për kalatat që kemi në përdorim. Kemi dhe investime që do të bëhen te ujësjellësi dhe kanalizimet, ë, për portin e ri dhe shkon afërsisht 5.6 miliardë euro. Kur pala tjetër, nga Alabari, kemi 80 milionë euro sipas kontratës, që duhet të hidheshin në fillim dhe 80 milionë euro të tjera kredi bankare.

Që do të thotë, kemi 98.7%, pak a shumë të helave, që i përket palës shqiptare dhe kemi vetëm në 80 milionësh, që do merrnin ata… që edhe këto nuk është dhënë dhe ju ftoj që të shkoni të pyesni, ore, ky Alabari pjesën e vet, 80 milionë euro, ku ne kemi bërë një pasuri kaq të madhe kombëtare, e ka dhënë pjesën e vet? Ju ftoj ta pyesni me anë të operatorëve tuaj, përfaqësuesit e Alabarit. Ore, na tregoni një dokument që Alabari është treguar korrekt me marrëveshjen. Ka investuar 80 milionë euro, ku kemi edhe portin e ri. Në planin ekonomik nuk besoj që ka ndonjë shqiptar që mund të kundërshtojë… Dhe çfarë përfitojmë? Në fund na thotë që pas 20 vitesh, 67% do e ketë marrë Alabari fitimin dhe 33% pala shqiptare. Pa llogaritur abuzimet që vijnë? Po themi vetëm atë çfarë ka shkruar vetë. Dhe çfarë po humbim? Se nuk po humbim vetëm para. Po humbim elementin, që kemi ne avantazhin që kemi ne me vendet e rajonit.Se në moment që ne nuk do e kemi më portin e Durrësit. E kuptoni pak çfarë ndodh me Shqipërinë? Të gjithë flukset tregtare do të vazhdojnë nga Greqia, do të kalojnë në Maqedoni, vazhdojnë në vendet e Ballkanit e me radhë, apo jo? Sigurisht. Durrësin nuk do ta përballojë më.