Ballina Opinion Vetua e BE, vota e Edi Ramës, shiriti i Bellës dhe...

Vetua e BE, vota e Edi Ramës, shiriti i Bellës dhe AKSHI i Lindave

87
0

Nga Ilir DAKO

Vetua e  BE  e ka futur Edi Ramën në hall të madh. Ose më mirë nuk është në një hall po e kanë mbytur hallet. Qeverisja është bërë për fasho pistona dhe shteti po  gulçon i mbytur nga pesha e rëndë e korrupsionit. Administrata edhe pse po shkon afër 200 mijë të punësuar nuk i përgjigjet dot me shërbime qytetarëve të vet dhe nuk është në gjendje të vërë në lëvizje mekanizmin kompleks të shtetit. Absorbimi i investimeve ka mbyllur gojën dhe nuk pati mundësi të konsumojë rreth 700 milionë euro nga shpenzimet e parashikuara.

Halli i madh i Edi Ramës është e vluara e zemrës Bella e Beqirit, që i ka vënë pistoletën të koka dhe i mban shiritat e përgjimeve në gatishmëri për të shtypur startin. Aq në hall është me Belën sa i del gjumi natën nga ëmdrrat e këqija, ku gulçon plot asfiksi dhe kërkon një pikë ajri në dritaren më të afërt të bunkerit të Surrelit. Bella është halli i tij më i madh, një figurë që i rri mbi kokë si një shirit i zi, një kujtesë e përhershme e përgjimeve dhe dosjeve që mund të shpërthejnë në çdo moment. Ai e di se çdo natë mund të kthehet në një mëngjes ku shiritat e Bellës dalin në publik, duke e zhveshur nga çdo mbrojtje.

Edi Rama është në hall për Lindën e Akshit dhe Lindën e Zahos, të cilat kanë trazuar kazanin e AKSHIT mbushur me qindra milionë euro të tretura nga organizata kriminale që po hetohet nga SPAK.

Halli i Edi Ramës është dera e mbyllur e BE, shuplaka e Edroganit, neveria e Merzit, pështirosja e Trumpit, përbuzja e Rubios apo Vance, kur përballë ju shfaqet një vemje që kërkon një shtrëngim dore apo një buzëqeshje për ta kthyer në fitback për patronazhistët e tij të shpifur.

Në hallin e tij shfaqen si njolla makbethiane rrugët e shembura, inceneratorët e zhdukur, aeroporte imagjinare, porte të akzekutuara, të cilat i rëndojnë humorin, pasi ndërgjegja për të është një rudiment mesjetar i paaksesueshëm për trurin e tij të çakorduar nga limitet morale.

Hall të madh ka Edi, Palloshi apo k… i Belllës. Rruga e tij e gjatë  në qeverisje me thika pas brezit si besprerë i frikshëm, me miqtë dhe shokët e tij është e zhytur në gjak Abelësh, të cilët pasi i vinte në gjumin e dafinave i fuste thikën e Kainit, duke i çuar në gjumin e përjetshëm .

Edi Rama është në hall.

Ky njeri ka hedhur në ruletë fatin e një kombi të tërë, duke ju ndërprerë udhëtimin drejt rrugës së bashkimit me qytetërimin europian si një mundësi për tu shkëputur nga përfundimisht nga e kaluara diktatoriale 40 vjeçare dhe ky tranzicion i frikshëm. Ai vazhdon të luajë me fatin e tyre, duke u përpjekur të justifikojë dështimin e tij me një folklor fshataresk dhe patetik.

“Kjo e 9 shteteve është barsaletë që kanë vendosur veto. Veton e vendos një, ndaj quhet veto, nëse është 9, quhet votë, jo veto”, sqaroi Edi Rama shijaksit për historinë e vetos të 9 shteteve të BE,  duke u rrekur të  dëftejë  inteligjencën e tijme një zhargon varfanjak. Në fakt, fjala “veto” do të thotë e drejtë për të ndaluar ose penguar një vendim të marrë nga një  organ inferior dhe çdo shtet i BE në kushtetutën europiane ka të drejtë të bllokojë nëpërmjet vetos jo votës. Veto ka të drejtë ta japë një dy apo më shumë, ku fjala  veto nuk ka lidhje me fjalën votë dhe këtu kemi të bëjmë me hallin e kryeministri tonë hallexhi që fale zot se nuk di ç’flet.

Edi Rama është në hall të madh dhe dikush duhet ti shpjegojë fjalën veto dhe fjalën votë, pasi ai ka 13 vite që vë veton dhe nuk ka lënë shqiptarët të vendosin me votë.

Edi Rama është në hall. Një hall që nuk është thjesht personal, por kombëtar. Një hall që nuk është thjesht politik, por historik. Një hall që nuk është komedi, por tragjedi. Dhe ky hall nuk ka dalje, sepse dera e BE-së është e mbyllur, shiritat e Bellës janë gati,kazani i AKSH-it zien,  patronazhistët presin, ndërkohë që ruleta vazhdon të rrotullohet.