Meksika është vendi i disa prej karteleve më të fuqishëm dhe më të rrezikshëm në planet. Megjithatë, gazeta meksikane Politico thekson se edhe disa mafia të tjera të huaja kanë arritur të depërtojnë fuqishëm në vend. Mes tyre ata llogarisin edhe mafien shqiptare. Gazeta thekson sidomos klanin Hysa, liderin e të cilit, Luftarin, kryeministri Edi Rama e priti në zyrën e tij. Politico shkruan se shqiptarët janë ekspertë në pastrimin e parave
Mafia shqiptare është një nga strukturat më të zhvilluara në Meksikë në aspektin financiar dhe logjistik.
Inteligjenca meksikane dhe evropiane e identifikon kryesisht përmes Klanit Hysa, hyrja e të cilit në vend u konsolidua përmes një aleance me fraksionin e Ismael “El Mayo” Zambada nga Karteli i Sinaloas.
Oferta e tyre për organizatat meksikane ka qenë hapja e një rruge direkte dhe më fitimprurëse drejt Evropës Lindore dhe Ballkanit, ku çmimi i kokainës është më i lartë se në tregun amerikan.
Për këtë arsye, ata përshkruhen si operatorë të porteve dhe aeroporteve evropiane, veçanërisht në Anversë dhe Roterdam.
Shenja dalluese e tyre nuk është përdorimi i dhunës së dukshme, por pastrimi i parave në shkallë të gjerë.
DEA, UIF dhe dosjet e Departamentit të Thesarit të SHBA-së i vendosin ata si investues të miliona eurove në komplekse turistike, hotele dhe kazino në Baja California dhe Quintana Roo, duke operuar përmes kompanive fasadë të konsulencës, eksport-importit dhe agro-industrisë. Gjithashtu përmendet përdorimi i kriptomonedhave dhe transfertave ndërkombëtare për të shmangur filtrat tradicionalë të sistemit SWIFT.
Raportet zyrtare tregojnë se rrjeti familjar shqiptar ka pastruar para të narko-trafikut për fraksionin e njohur si “La Mayiza” përmes kazino-ve dhe restoranteve luksoze si kazino Skampa, kazino Midas dhe restoranti Ochuna, të vendosura në Baja California dhe Sinaloa, ku bastet simuloheshin për të pastruar miliona dollarë para cash.
Prania e tyre është përqendruar në Tijuana, Rosarito, Ensenada, Shtetin e Meksikës dhe Quintana Roo.
Europol dhe DEA theksojnë se këto rrjete janë veçanërisht të vështira për t’u gjurmuar për tre arsye kryesore:
-operojnë me strukturë besnikërie familjare (“besa”),
-mbajnë profil të ulët dhune,
-përdorin pasaporta evropiane legale ose të falsifikuara me cilësi të lartë për të hyrë si investitorë të ligjshëm.
Në dy vitet e fundit, UIF ka zbuluar rritje të numrit të shtetasve shqiptarë dhe kosovarë që paraqiten si konsulentë financiarë, por kanë flukse parash që nuk përputhen me deklarimet fiskale. Për ndjekjen e tyre, dosjet OFAC sipas Ligjit Kingpin konsiderohen referenca më e përditësuar kur vendosen sanksione ndaj kompanive të tyre në Meksikë./ POLITICO







