Ballina Kronika Ka organizuar prita për atentate dhe…/ U ekstradua nga Italia, GJKKO lë...

Ka organizuar prita për atentate dhe…/ U ekstradua nga Italia, GJKKO lë në arrest me burg Aleks Ndrekën

77
0

Aleks Ndreka i njohur me nofkën “Leksi i Druve” u njoh me masën e sigurisë “arrest në burg” dy ditë pas ekstradimit nga Italia. Gjatë seancës për komunikimin e masës, ai nuk ngriti pretendime, por sipas mbrojtjes do ta ankimojë vendimin.

Ndreka u shpall në kërkim në kuadër të dosjes “Metamorfoza” pasi dyshohet për sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen e 3 personave në 2017.

“Aleks Ndreka alias Aleks Doda akuzohet se pasi ka siguruar informacion mbi vendndodhjen e 3 shtetasve shqiptarë, ka organizuar dhe ka koordinuar bashkëpunëtorët e tij, duke organizuar prita, me qëllim vrasjen e tyre”, njoftoi policia.

Aleks Ndreka njihet si kundërshtar i ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Ky i fundit sipas SPAK në bashkëpunim me nipin Samuel Ndoka, dhëndrin e tij, Arjan Tukun dhe Vinsent Tuku kanë tentuar vrasjen me Ndrekës.